21:18 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Konfirmohet: Vedat Muriqi nuk kthehet te Fenerbahçe

Vedat Muriqi nuk do të rikthehet në Fenerbahçe edhe pse emri i tij po spekulohet nëpër mediat turke.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës po kalon një periudhë të keqe te skuadra e tij e re SS Lazio, shkruan IndeksOnline.

Duke u bazuar në këto paraqitje, Muriqi u spekulua se mund të rikthehet në Superligën e Turqisë, aty ku bëri emër.

Megjithatë, presidenti i Fenerbahçes përmes një deklarate sot tha se Muriqi nuk do të rikthehet.

“Nuk ka asgjë në lidhje me Vedatin. Unë nuk di asgjë rreth një kthimi të tij.”, është deklaruar Koç.

Edhe pse kosovari u largua nga Feneri, Koç e cilëson si vëlla dhe pret nga Muriqi të ketë sukses të madh në Serie A.

“Si vëlla, unë dua që ai të ketë sukses. Shpresoj se ai të qëndroj te Lazio dhe t’i realizoj ëndërrta e tij. Ai ka nevojë të jetë i durueshëm. Vedati është fëmija i këtij vendi. Nëse ka diçka rreth kthimit të tij, ne do të flasim”, përfundoi presidenti i klubit turk.

Kujtojmë që Vedat Muriqi ende nuk ka shënuar gol me ekipin e tij të ri, Lazio./IndeksOnline/