75 Mall Live Search
21:43 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / kutia

Konfirmohet: AAK i bashkohet LVV-së në Podujevë, i jepet një drejtori!

Komuna e Podujevës ka konfirmuar lajmin e “Indeksonline” rreth një marrëveshjen bashkëpunuese në mes të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Fatri Zhitia, zëdhënës i kësaj komune, ka deklaruar se kanë arritur marrëveshje të bashkëpunimit me grupin e këshilltarëve të AAK-së në kuvendin komunal që t’i bashkërendojmë aktivitetet.

“… duke votuar për pikat dhe projektet e rëndësishme për qytetarët llapjanë të cilat i dërgon për trajtim dhe miratim ekzekutivi komunal”.

May be an image of 2 people and newsroom

Ai ka thënë se në kuadër të këtij bashkëpunimi jemi marrë vesh që përfaqësuesja nga grupi parlamentar i AAK-së të udhëheq me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /Indeksonline/