75 Mall Live Search
09:23 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Konfirmohet: Alaba sot jep mesazhin lamtumirës…

David Alaba sot pritet ta japë mesazhin lamtumirës nga skuadra e Bayern Munchenit.

Mbrojtësi austriak, pritet që të largohet nga kampioni i Bundesligas në verë të këtij viti, shkruan IndeksOnline.

Ashtu siç shkruan gazetari i njohur, Christian Falk, sot gjatë ditës, mbrojtësi Alaba do të bëjë një mesazh lamtumirës.

“Është e vërtetë. Sot David Alaba do të njoftojë largimin nga Bayerni në verë. Por ai nuk do ta tregojë klubin e ri”, ka shkruar Falk.

28-vjeçari është duke u kërkuar nga shumë klube, por dy nga to janë favoritët kryesorë. Bëhet fjalë për Real Madridin dhe Chelsean./IndeksOnline/