14:02 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Konfirmohet: Ancelotti dhe Conte kandidatë për stolin e Italisë 

Carlo Ancelotti, Antonio Conte dhe Massimilano Allegri janë ndër kandidatët e favorizuar për të zëvendësuar të larguarin, Gian Piero Ventura si trajneri italian, transmeton IndeksOnline.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio.

Ventura nuk arriti ta kualifikonte Italinë në Kampionatin Botëror, duke u mposhtur nga Suedia në playoff.

Tavecchio është i bindur se Italia do ta ketë një trajner të mrekullueshëm dhe elitar, ndërsa ish-trajneri i Bayernit, Ancelotti nuk është i vetmi i kërkuar.

“Ne jemi duke shikuar për më të mirët. Ata tashmë kanë angazhimet e tyre deri në qershor. Pastaj do të bisedojmë dhe t’i shqyrtojmë gjërat se cili do të jetë i lirë. Ata janë, Ancelotti, Conte, Allegri, Ranieri dhe Mancini. Kjo është e vërteta e tyre që janë në dispozicion”, ka thënë kreu i federatës.

Edhe Tavecchio ishte i befasuar me mos inkuadrimin e Insignes, por nuk dëshiroi të ndërhynte tek trajneri.

“Si mund të mos luaj Insigne. Unë i thash stafit, jo atij. Nuk ndërhy në punën e trajnerëve”, shtoi presidenti./IndeksOnline/