75 Mall Live Search
17:28 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / G T

Konfirmohet, Barcelona nuk arrin të bëjë regjistrimin e Dani Olmos

Dani Olmo mungon edhe sonte për Barcelonën, ku kjo e fundit luan ndeshjen ndaj Athletic Bilbao, java e dytë në La Liga.

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës do të mungoj edhe në këtë ndeshje, pasi skuadra katalunase nuk ka arritur të bëjë regjistrimin e tij, shkruan Indeksonline

Përkundër largimit të Ilkay Gundogan, skuadra e Barcelonës nuk ka arritur të bëjë regjistrimin e super lojtarit që bëri bujë në Euro 2024.

Kujtojmë që Dani Olmo te Barcelona u transferua nga Leipzig për 55 milionë euro./Indeksonline/