18:51 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / A. A

Konfirmohet, Barcelona sonte luan pa ‘babën’ Leo Messi

Leo Messi nuk do të luajë sonte në gjysmëfinalen e Super Kupës kundër Real Sociedad për shkak të disa lëndimit.

Argjentinasi nuk mori pjesë në stërvitje këtë mëngjes me pjesën tjetër të shokëve në skuadër.

33 vjeçari kishte ndjerë dhimbje në kofshë gjatë ndeshjes ndaj Granadas dhe kërkoi të zëvendësohej.

Messi shpreson që të luaj në finalen e së dielës nëse Barcelona kualifikohet.

/Indeksonline/