75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 30 Qershor 2024 / G T

Konfirmohet, Belgjika humb një yll para ndeshjes me Francën

Kombëtarja e Belgjikës nesër e zhvillon ndeshjen ndaj Francës e vlefshme për raundin eliminim/direkt në Euro 2024.

Faqja zyrtare e kombëtares së “Red Devils” ka konfirmuar mungesën e madhe për ndeshjen e nesërme, shkruan Indeksonline

Futbollisti, Thomas Meunier do të mungoj ndaj “Gjelave” shkaku i një lëndimi dhe nuk ka udhëtuar fare me skuarën në Dusseldorf.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe e Belgjikës për ndeshjen e vështirë nesër ndaj Francës./Indeksonline/