75 Mall Live Search
11:17 / E Premte, 26 Gusht 2022 / B O

Konfirmohet blerja 70 milionëshe në Premierligë

Menaxheri i Newcastle United, Eddie Howe ka konfirmuar se skuadra e tij ka marrëveshje me Alexandre Isak. Trajneri anglez ka thënë se loja në Angli do ti përshtatet sulmuesit suedez.

“Ai do të jetë futbollist i ri i joni. Loja angleze do t’i përshtatet profilit të tij, kështu që kemi marrë një lojtar emocionues” ka thënë Howie në konferencë.

Trajneri i “laraskave” ka folur edhe për portierin Dubravka që po kërkohet nga Manchester United.

“Ka kontakte nga disa klube. Unë nuk dua ta humbas, por nuk është diçka që varet nga unë” ka thënë Howe./Indeksonline/