Konfirmohet, Calhanoglu pranë transferimit te skuadra e madhe evropiane
Hakan Çalhanoglu së shpejti mund të largohet nga skuadra e Interit.
32-vjeçari i cili ka kontratë me zikaltërit deri në vitin 2027, pritet të rikthehet në vendlindjen e tij në Turqi, shkruan IndeksOnline.
Këtë e ka konfirmuar edhe zv.Presidenti i Galatasarayt, Abdullah Kavukcu, i cili ka thënë se një ditë Calhanoglu do të vesh fanellën e gjigantit turk.
“Ne bëmë një përpjekje tjetër në janar, por drejtorët e Interit na thanë se ai nuk do të largohej në janar. Nuk e kemi fshehur kurrë interesin tonë për Hakan Çalhanoğlu. Ai është një ikonë e Kombëtares Turke dhe një tifoz i Galatasarayt. Nuk e di se kur do të ndodhë, por jam i sigurt se një ditë do ta shohim duke luajtur me fanellën e Galatasarayt.”, ka deklaruar Abdullah Kavukcu./IndeksOnline/
Abdullah Kavukcu: "Hakan Çalhanoğlu'na ilgimizi hiçbir zaman gizlemedik. Türk Milli Takımı'nın bir simgesi ve Galatasaray taraftarı. Ne zaman olur bilmiyorum ama bir gün onu Galatasaray formasıyla oynarken göreceğimizden eminim." (Gazzetta) pic.twitter.com/CA0HUbFdiO
— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) February 25, 2026

