75 Mall Live Search
09:45 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / AR

Konfirmohet çifti i ri, këngëtari puth në buzë balerinën

Mbrëmja e djeshme në Top Arena ka nisur me emocione.

Këngëtari Rei Bezhani, i ftuar së bashku me partneren e tij, balerinën e njohur Frenki Ziaj, kanë shkëmbyer puthje pasi Rei përfundoi interpretimin e këngës.

Dyshja konfirmoi lidhjen e dashurisë publikisht, por Rei kishte merakun se tashmë të gjithë do t’u shkruanin kur do e bëjnë dasmën.

Nuk vonoi shumë dhe Manushi ua komunikoi pyetjen e parë nga publiku – kur do të martohen?