Konfirmohet data e meçit Fury vs Wilder
Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të boksojnë përsëri.
Të dy kanë rënë dakort që më 22 shkurt 2020 të zhvillojnë meçin e dytë brenda 2 vitesh.
Në dhjetor të vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përballën Fury dhe Wilder, derisa meçi kishte përfunduar me barazim.
Shumë kush ishte ndarë i befasuar me rezultatin dhe e kishte cilësuar vendim kontravers të gjyqtarëve. /Indeksonline/