75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / LB

Konfirmohet data kur do hapen afatet kalimtare për sezonin e ardhshëm

Premier League, ka konfirmuar ditët kur do hapen afatet kalimtare për sezonin e ardhshëm.

Afati i verës, do të hapet, më 14 qershor dhe do të mbyllet, më 30 gusht përkatësisht në orën 23.

Ndërsa afati i janarit, do të hapet, më 1 janar dhe do mbyllet, më 3 shkurt.

Për të siguruar harmonizimin me ligat kryesore në Evropë, datat e mbylljes u caktuan pas diskutimeve me EFL, DFL, Serie A, La Liga dhe LFP, të cilët të gjithë do të mbyllin afatet kalimtare verore dhe dimërore më 30 gusht dhe 3 shkurt më saktë.

Me mbylljen e sezonit aktual, afati kalimtar i verës pritet të jetë shumë i zjarrtë pasi shumë klube kanë shprehur interesim për t’i përforcuar skuadrat e tyre./IndeksOnline