Konfirmohet dështimi i blerjes së Boniface-t nga Milani: Gjithçka është anuluar!

Transferimi i Victor Boniface-t tek AC Milani mund të ketë dështuar përfundimisht.
Dje, sulmuesi nigerian u rikthye në Gjermani pasi iu nënshtrua një ekzaminimi më të plotë mjekësor të kërkuar nga klubi.
Drejtori sportiv i Bayer, Simon Rolfes, theksoi se rikthimi i Boniface-t në Leverkusen është një shenjë e qartë se një transferim tek AC Milani ka dështuar.
“Nëse Boniface kthehet, atëherë marrëveshja do të anulohet. Nuk është sekret. Nuk mendoj se negociatat mund të rihapen”, tha Rolfes.
Sulmuesi ka dështuar në testet mjekësore pasi që është konstatuar se ai vuan nga një lëndim që lehtë mund të përsëritet./Indeksonline/