12:38 / E Hënë, 27 Maj 2024 / Gj. Sh

Konfirmohet, Di Lorenzo dëshiron të largohet nga Napoli

Skuadra e Serie A, Napoli do mbetet pa një nga lojtarët e tyre më të mirë.

Bëhet fjalë për kapitenin e Napolit, Giovanni Lorenzo i cili ka vendosur të largohet nga Napoli.

Këtë gjë e konfirmoi agjenti i tij Mario Giuffredi, për TvPlay ku tha se Di Lorenzo do të largohet dhe se kanë informuar edhe hierarkinë e klubit.

Di Lorenzo, është pjesë e Napolit që nga viti 2019 dhe ka bërë gjithsej 231 paraqitje.

30-vjeçari, ka fituar Kupën e Italisë në vitin 2020 si dhe u shpall kampion me Napolin në Serie A sezonin e kaluar./IndeksOnline/