Konfirmohet divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari, ja kush paska qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/Capture-58.png)
Një ditë pasi aktori dhe modeli, Sam Asghari dorëzoi dokumentet për t’u ndarë ligjërisht nga fituesja e Grammy-t Britney Spears pas 14 muajsh martesë, ai ka folur për ndarjen e tyre.
“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të përfundojmë rrugëtimin tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën. Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë, përfshirë mediat, të jenë të sjellshëm”.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/1-9.jpg)
Burime për ‘TMZ’ thonë se Sam është ankuar për dhunë fizike ndaj Britney duke thënë se kjo e fundit në një rast e ka goditur atë me grusht ndërkohë që ai flinte në shtratin e tyre.
Sa i përket Britneyt, ajo ende nuk e ka komentuar ndarjen publikisht. Më 16 gusht një burim konfirmoi ndarjen për “NBC News” duke theksuar se ndarja është “më e mira për Britney”.
Sam dorëzoi dokumentet për t’i dhënë fund martesës zyrtarisht vetëm disa orë pasi raportet e ndarjes u shfaqën më 16 gusht, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes në një dosje të siguruar nga “E! News”.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/444.png)
Në dokumente, 29-vjeçari ka kërkuar gjithashtu që këngëtarja e “Womanizer” të paguajë tarifat e mbështetjes bashkëshortore dhe avokatit, por ka deklaruar edhe se “duhet të përcaktojë ende natyrën dhe masën e plotë të pasurive dhe detyrimeve të veçanta pronësore të secilës palë”.
“E! News” ka kontaktuar me përfaqësuesit dhe avokatët e Britney dhe Sam për koment, por nuk ka marrë përgjigje.
Britney Spears u takua me Sam Asghari në xhirimet e videoklipit të saj super seksi “Slumber Party”, i cili u shfaq në nëntor 2016.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/33.png)
Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2022 pas gati gjashtë vitesh lidhje, në një ceremoni të mbushur me yje. Në atë kohë, një burim i tha “E! News” se këngëtarja e “Gimme More” ishte “shumë e emocionuar gjatë ceremonisë”, duke vënë në dukje se Sam “po i fshinte lotët me dashuri”./Living/