Konfirmohet edhe futbollisti i dytë me koronavirus në skuadrën angleze

Klubi i anglez Brighton & Hove Albion e ka konfirmuar që edhe një futbollist tjetër i tyre është infektuar me koronavirus.
Një zëdhënës i klubit e ka konfirmuar që futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është duke qëndruar në shtëpi, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu edhe javën e kaluar një futbollist tjetër i kësaj skuadre kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Gjendja e të dy futbollistëve deri më tani është e mirë./IndeksOnline/.