75 Mall Live Search
13:21 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet: Edhe këtë vit Barcelona do të luajë në kupën e “Joan Gamper 2020”

Tashmë është e konfirmuar nga vet klubi i Barcelonës, “katalanësit” do të paraqiten edhe këtë vit në ndeshjen e madhe të trofeut, “Joan Gamper 2020”.

Kjo ndeshje luhet si shenjë nderimi për themeluesin e klubit të Barcelonës, Joan Gamper, shkruan IndeksOnline


Barcelona e pret në shtëpi skuadrën e Elche, për të zhvilluar një ndeshje të mirë.

Takimi zhvillohet në “Camp Nou” me 19 shtator, duke filluar nga ora 19:00.