75 Mall Live Search
16:45 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet edhe nga presidenti i federates italiane, ndeshje Juventus-Inter do të zhvillohet pa tifoz

Pas shpërthimit të koronavirusit, italia ka filluar menjëherë të ndërmarrë hapat për ta kufizuar hapjen e këtij virusi.

Gjatë kësaj jave katër ndeshje të Serie A janë shtyrë për shkak që të shmanget grumbullimi i turmave të mëdha në stadiume, transmeton IndeksOnline.

Në një konferencë për shtypë gjatë ditës së sotme, presidenti i federates italiane, Gravina ka konfirmuar që ndeshjet e radhës do të luhen pa tifoz, mirëpo sipas tij kjo gjë do të konfirmohet edhe njëherë gjatë ditës së sotme.

E nga kjo del edhe përfundimi që po ashtu edhe ndeshja e madhe në mes Juventusit dhe Interit do të luhet pa tifozë.

Shtyrja e ndeshjeve po shihet si problem andaj zgjidhja e duhur siç duket nga kjo federatë është zhvillimi i ndeshjeve pas dyerve të mbyllura./IndeksOnline/.