75 Mall Live Search
13:59 / E Martë, 10 Qershor 2025 / A. M.

Konfirmohet: Eskorta e Albin Kurtit,u godit me vezë në Skenderaj

Një incident u raportua se ka ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.

Sipas informacioneve të para, gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.

Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga dega e LVV-së në Skenderaj dhe po ashtu janë publikuar pamje, ndërsa akoma s’dihet kush qëndron prapa këtij veprimi.

No photo description available.
May be an image of text that says '1 Albin Kurti Gep mè Ge VETEV I ETΕ'