75 Mall Live Search
16:35 / E Enjte, 21 Janar 2021 / A. A

Konfirmohet, finalja e Superkupës Drita – Prishtina zhvillohet në Antali

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes Drita – Prishtina.

Klubet nuk do të kenë nevojë që të bëjnë teste shtesë anti-covid, dhe do tu vlejnë testet me të cilat kanë hyrë në Turqi.

Dy klubet kishin arritur marrëveshje që të refuzojnë këtë takim nëse u kërkohen teste tjera.  

Ndeshja do të zhvillohet në Antali të Turqisë më 23 janar dhe për herë të parë luhet jashtë territorit të Kosovës.

/Indeksonline/