Konfirmohet fitorja në Fushë Kosovë, VV-ja fiton për herë të parë
Valon Prebreza do të jetë kryetari i ri i Fushë Kosovës. Kjo në bazë të rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, Prebreza ka arritur që të sigurojë 54,99% apo 10,583 vota. Kandidati i LDK-së, Besnik Osmani ka arritur të sigurojë 45,01% apo 8,664 vota.


