20:36 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Futbollisti i Chelseas nesër i kryen testet mjekësore te kjo skuadër (Foto)

Futbollisti i Chelseas, Kenedy pritet që gjatë ditës së nesërme të kalojë te skuadra e tij e re, Newcastle United.

Ashtu siç raportojnë mediat në Britani, mesfushori brazilian do të nënshkruaj një vit kontratë me klubin anglez, (në formë huazimi), shkruan IndeksOnline.

Gjatë ditës së nesërme ai pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të zyrtarizohet si futbollist i ri i Newcastles.

Kujtojmë që Kenedy ishte i huazuar te skuadra e Newcastle gjatë sezonit të kaluar./IndeksOnline/