Konfirmohet gjysmëfinalja e parë e US Open-it, Alcaraz kundër Novakut!

Është konfirmuar gjysmëfinalja e parë e US Open-it dhe do jetë një “finale para finales”.
Carlos Alcaraz do të takohet me Novak Gjokoviqin, shkruan Indeksonline
Kjo gjysmëfinale do të zhvillohet të premten më 5 shtator.
Tenisti serb sot mposhti amerikanin, Firtz me rezultatin 3:1 në sete.
Sot, zhvillohet çerekfinalja tjetër mes Auger-Aliassimet dhe De Minaurit.
Kurse nesër, mësohet edhe gjysmëfinalisti i radhës, në duelin mes Sinnerit dhe Musettit, dy italianëve./Indeksonline/