Konfirmohet, Granit Xhaka ka nënshkruar kontratë të re

Pronari i Arsenalit, Stan Kroenke ka konfirmuar marrëveshjen e re për zgjatjen e kontratës me Granit Xhakën.
Para ndeshjes me Chelsean, numri një i Topçinjëve ka thënë se ylli shqiptar ka pranuar të vazhdoj me skuadrën e tij.
“Këta janë të gjithë lojtarë të rinj për të cilët ne jemi të bindur se mund të zhvillohen më tej dhe të kenë një të ardhme të ndritur me ne. Ata mbështeten nga një grup i fortë lojtarësh më me përvojë, përfshirë Granit Xhaka, i cili ka nënshkruar një kontratë të zgjatur. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së ekuilibrit dhe stabilitetit në skuadër”, ka thënë ndër të tjerash Kroenke.
Granit Xhaka ka pasur një problem me tifozët pas një ndeshje me Crystal Palace në vitin 2019 por vitin e fundit ai i është kthyer normalitetit.
Xhaka në këtë merkato ka qenë i lidhur me një kalim te Roma, Me Jose Mourinhon shumë të interesuar për kapitenin e Zvicrës. /IndeksOnline/