11:29 / E Mërkurë, 24 Prill 2019

Konfirmohet hapja zyrtare e Autostradës “Arbën Xhaferi”

Autostrada “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën me Maqedoninë Veriore pritet të lëshohet edhe disa javë për qarkullim.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka konfirmuar datën e hapje zyrtare.

Në një prononcim për “Indeksonline”, numri një i MI-së tregoi se tashmë autostrada është në fazën përfundimtare.

“Hapja e autostradës “Arbën Xhaferi” zyrtarisht hapet me 29 maj”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, me gjithë punët shtesë, e me vonesë prej gjashtë muajsh, autostrada do t’i kushtojë Kosovës afër 1 miliardë euro.

“E them se i tërë projekti i kësaj autostrade me gjithë 10 përqindëshin që i ka pas punët shtesë e krejt, do t’i kushtojë Kosovës diku 700 milionë”, është shprehur ai. /Indeksonline/