Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”
Është konfirmuar incidenti mes dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të VV-së.
Policia për Klankosova.tv ka thënë se kanosja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë dhe njoftoi se po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.
“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një ‘Kanosje’ në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në konfirmim.
Raportimet e para flasin për një incident të ndodhur mes dy kandidatëve, pas përfundimit të një emisioni televiziv, ku të dy morën pjesë.
Thuhet se kandidati i LVV-së e ka kanosur atë të PDK-së me fjalët “qen, pis – kam me t’u përgjigj familjarisht”./Indeksonline/

