75 Mall Live Search
15:19 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Konfirmohet: Italia mbetët pa trajner pas botërorit ‘Katar 2022’

Roberto Mancini përmes një interviste edhe zyrtarisht e konfirmoi se nuk do të jetë trajner i Kombëtares së Italisë pas kupës së botës “Katari 2022”.

Mancini, i cili erdhi te stoli i italianëve gjatë vitit 2018 e ka konfirmuar se nuk do të jetë më trajner pas Botërorit, shkruan IndeksOnline.

“Unë mund ta konfirmoj se nuk do të jem trajner i Italisë pas Botërorit”, ka thënë Mancini.

Për ta zënë vendin e tij, mediat në Itali menjëherë kanë nisur spekulimet. Emri kryesor që qarkullon në media është ai i Carlo Ancelottit, i cili deri në vitin 2022 mund ta përfundojë aventurën në Everton./IndeksOnline/