75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 09 Mars 2026 / G T

Konfirmohet, kaq kartonë të kuq u dhanë në përleshjen në Brazil

Skaudra e Cruzeiro ka shënuar fitore në finalen e play-offit “Mineiro” ndaj Ateltico-MG me shifrat minimale 1:0.

Por kjo ndeshje nuk u mbyll siç i ka hije, pasi futbollistët e dy skuadrave filluan një përleshje të çmendur në fushë, shkruan Indeksonline

Në fillim s’patëm informacione se sa kartonë u dhanë në këtë përleshje nga gjyqtari i ndeshjes.

Dhe tashmë numri i saktë është zbuluar, duke shkruar një histori në futbollin brazilian.

Plotë 23 kartona direkt të kuq u dhanë pas përleshjes në ndeshjen finale të play-offit.

Të gjithë këtë sherr e filloi portieri, Everson – i cili filloi të godiste lojtarin kundërshtar.

Megjithatë, ishte po ai që e pësoi më së keqti gjatë këtij sherri.

Everson u godit disa herë nga futbollistët kundërshtarë. Madje një herë ra në shtyllë dhe mori shqelma fytyrës./Indeksonline/