75 Mall Live Search
16:43 / E Martë, 25 Gusht 2020 / C E

Konfirmohet: Kjo është arsyeja e mungesës së Vedat Muriqit

Vedat Muriqi nuk është përfshirë në listën e të ftuarve për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe Greqisë.

Challandes ka bërë publike listën e lojtarëve dhe menjëherë vërehet mungesa e sulmuesit të Fenerbahces.

Ylli nga Prizreni ka pësuar një lëndim të lehtë dhe nuk do të jetë pjesë e “ekspeditës” së Kosovës në Itali me moldavët dhe në Prishtinë me grekët.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

“Muriqi ka pësuar një lëndim të lehtë dhe nuk do të jetë në listën e Kosovës”, ka thënë Shala.

Është raportaur se Muriqi shumë shpejtë do të mbyll marrëveshjen me Lazion. /IndeksOnline/