23:43 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / AR

Konfirmohet koalicioni i parë qeverisës në Prishtinë

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për përfshirjen e Lëvizjes për Bashkim në qeverisje lokale në kryeqytet.

Rama ka thënë se LB-ja, e cila përfaqësohet me një asamblist në Kuvendin Komunal, do të propozojë emrin e një drejtori komunal në qeverisjen e Prishtinës.