Konfirmohet, ky do të jetë ambasadori i ri amerikan në Beograd
Presidenca amerikane e ka konfirmuar Anthony Godfreyn si ambasador të ri në Beograd. Ambasadori nga Virxhinia do të pasojë Kylie Scott që kishte këtë detyrë deri më tani.
Godfrey aktualisht është duke shërbyer si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Moskë dhe ka gati 40 vjet shërbim në Marinën e SHBA-ve dhe diplomaci, shkruan Indeksonline.
Godfrey më parë ishte drejtor i zyres diplomatike në Irak, kishte rol diplomatik edhe në Lindjen e Mesme ishte zëvendës ambasador në Armeni dhe ka shërbyer në ambasada në Zagreb, Dublin dhe Minsk.
Ambasadori i ri amerikan në Beograd thuhet se përveç gjuhës amerikane, flet edhe gjuhët ruse, turke e serbo-kroate./Indeksonline/
