75 Mall Live Search
20:24 / E Premte, 12 Qershor 2026 / Gj Sh

Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Astrit Fazliu trajner i ri i Dinamos së Ferizajit

Është konfirmuar lajmi i IndeksOnline, që Astrit Fazliu do të jetë trajner i ri i Ferizajit.

Ai ditë më parë u largua nga skuadra e Lepencit, me të cilët arriti të inkuadrohet në Ligën e Parë.

”FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Astrit Fazliun, i cili nga sot bëhet pjesë e klubit tonë.

Astriti vjen me një bagazh të pasur në futbollin kosovar, duke u shpallur katër herë kampion si lojtar aktiv, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë dhe profesionalizmin e tij në fushën e lojës.

Pas karrierës së suksesshme si futbollist, ai ka vazhduar rrugëtimin edhe si trajner, ku ka drejtuar me sukses disa skuadra. Më parë ka qenë pjesë e FC Dielli, ndërsa së fundmi ka udhëhequr FC Lepencin, duke arritur ta inkuadrojë klubin në Ligën e Parë të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/