Konfirmohet lajmi i Indeksonline, Dellova zyrtarizohet te CSKA

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka gjetur skuadrën e re gjatë afatit kalimtar të verës.
Burimet e Indeksonline marrin vesh se lojtari i Ballkanit ka arritur marrëveshje gjatë ditës së sotme me klubin e CSKA Sofia nga Bullgaria.
Dhe ashtu ndodhi, para pak minutave skuadra e njohur bullgare ka bërë zyrtarizimin e blerjes së lojtarit kosovar.
“Pas negociatave të gjata mes dy klubeve, lojtari iu bashkua CSKA-së për një tarifë transferimi, por parametrat financiarë të marrëveshjes mbeten konfidenciale. Pas kalimit me sukses të kontrolleve mjekësore, ai do t’i bashkohet kampit përgatitor të CSKA-së në Bansko”, shkruhet në njoftimin e klubit
Dellova ishte duke kërkuar klubin e ri që nga përfundimi i sezonit 2023/24 ku fitoi titullin e Superligës dhe atë të Kupës së Kosovës me fanellën e skuadrës nga Theranda.
CSKA Sofia sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e tretë në elitën e futbollit bullgar. Si trajner, ky klub ka emrin e njohur të futbollit gjerman, Tomislav Stipic./Indeksonline/