75 Mall Live Search
12:48 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Liria zyrtarizon Erdogan Brandon si trajner edhe për sezonin e ardhshëm

Liria e ka zyrtarizuar Erdogan Brandon si trajner edhe për sezonin e ardhshëm.

IndeksOnline ditë më parë ka raportuar se Brando ka bindur drejtusit e klubit prizrenas për të qënë trajner edhe për një sezon.

Ai është prezantuar nga presidenti i ri i Lirisë, Valon Osmani.

”Erdogan Brando vazhdon me KF Liria edhe për sezonin 2024/25!

Kemi nderin të njoftojmë opinionin publik, qytetarët e Prizrenit, futbolldashësit dhe në veçanti tifozët e klubit tonë, që kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me ikonën e klubit, Erdogan Brando.

Brando do të vazhdojë punën e tij ashtu siç e bëri pjesën e fundit të sezonit të kaluar, me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë të mundshëm.

Së bashku me trajnerin, do të punojmë pareshtur për arritjen e qëllimeve të klubit.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Brando morri drejtimin e klubit prizrenas në ndeshjet e fundit, por nuk arriti ta shpëtonte nga rënia në Ligën e Parë/IndeksOnline/