Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Zenel Gavazaj lojtar i ri i Suharekës

Zenel Gavazaj edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Suharekës.
IndeksOnline ditë më parë ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Drenicës dhe do ti bashkohet skuadrës së Suharekës.
23-vjeçari ishte pjesë e Drenicës 6 mujorin që lamë pas, kurse në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Lirisë , Kukësit e Skënderbeut në Shqipëri./IndeksOnline/