75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / G T

Konfirmohet lëndimi i Alissonit, mungon gjashtë javë

Portieri i Kombëtares së Brazilit, Alisson do të mungojë plotë gjashtë javë.

Testet e fundit janë bërë për portierin e Liverpoolit dhe është kuptuar se ai do të mungojë plotë gjashtë javë për shkak të një lëndimi muskolar, shkruan Indeksonline

Kjo është një goditje e madhe për trajnerin Arne Slot, pasi “The Reds” gjatë këtij muaji dhe muajin nëntor ka ndeshje tejet të forta dhe të rëndësishme.

Fillimisht Liverpooli pas pushimit ndërkombëtar luan ndaj Chelseat dhe më pas kundërshtarë do t’i ketë, skuadrat si: RB Leipzig, Arsenal, Brighton, Leverkusen dhe Aston Villa.

Alisson pritet të rikthehet nga lëndimi në ndeshjen e 27 nëntorit, ndaj Real Madridit në UEFA Champions League./Indeksonline/