Konfirmohet lëndimi i Mbappes
Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim të ri.
Ai u lëndua në stërvitjet para ndeshjes me Benfican, javën e kaluar duke e lënë Realin pa njërin prej yjeve të skuadrës.
Gjatë ditës së sotme ai kishte udhëtuar në Francë, për të bërë disa ekzaminime rreth lëndimit të tij, ku diagnoza konfirmoi për një shtrembërim të gjurit të majtë.
Mbappe, do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Getafes si dhe ndeshjet tjera, ndaj Celta Vigos dhe Manchester Cityt./IndeksOnline/

