75 Mall Live Search
00:13 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Alabas

David Alaba ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e sotme të Real Madridit ndaj Villarrealit.

Mbrojtësi austriak u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 33-të, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Anceletti pas ndeshjes ka thënë se Alaba ka këputur ligametin e gjurit të majtë.

Po ashtu lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe stafi mjekësor, ku kanë njoftuar se Alaba do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. 

“Pas analizave të bëra te lojtari ynë David Alaba, ai është diagnostikuar me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.”, thuhet në raportin mjekësor.

Real Madrid është përballur me shumë lëndime këtë sezon, ku njëjtë si Alaba, ligamentet e gjurit i kanë këputur edhe Thibout Courtois dhe Eder Militao./IndeksOnline/