75 Mall Live Search
11:52 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / G T

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, mesfushori dëmton ligamentin e gjurit të djathtë

Skuadra e Manchester Cityt përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur lëndimin e mesfushorit spanjoll, Rodri.

Rodri u lëndua gjatë ndeshjes së vikendit të kaluar në Premier League ndaj Arsenalit, shkruan Indeksonline

Është konfirmuar se Rodri ka lënduar ligamentin e gjurit të djathtë.

Rodri ishte në Spanjë për t’u konsultuar me disa specialistë, kurse ditëve në vijim do të caktohet shkalla e plotë e lëndimit./Indeksonline/