Konfirmohet marrëveshja mes Barcelonës dhe At.Madridit për Griezmann

Është arritur marrëveshja përfundimtare mes Barcelonës dhe Atletico Madridit për sulmuesin Antonio Griezmann.
Gazetari fabrizio Romano, ka konfirsmuar se marrëveshja është arritur për 20 milionë euro plus bonuse, transmeton IndeksOnline.
Marrëveshja tashmë është nënshkruar përfundimisht, teksa pritet edhe zyrtarizimi në vazhdim.
Sulmuesi francez ka bërë nëntë paraqitje për skuadrën e Diego Simeone këtë sezon, por ka nisur vetëm dy nga ato ndeshje./IndeksOnline/