Konfirmohet martesa e Kourtney & Travis, zbulohen detaje

Tashmë është e konfirmuar! Kourtney dhe Travis janë martuar.
Këtë e konfirmoi pronari i ‘One Love Sedding Chape’, transmeton Indeksonline.
“Ata erdhën, u martuan, hodhën buqetën në rrugë dhe kërcyen me Elvisin . Ata treguan shumë dashuri dhe u argëtuan shumë”, rrëfeu pronari.
Sipas raportit të ri, ceremonia ka zgjatur 30 minuta dhe asnjë video nuk është lejuar të bëhet. Dasma u zhvillua në orën 1:45 të mëngjesit të së hënës (4 prill).
Kujtojmë që Kourtney dhe Travis u fejuan në tetor 2021./Indeksonline/
