Konfirmohet, me para të FFK-së po ndërtohet stadiumi i skuadrës që nuk egziston fare

Gjatë ditës së sotme u raportua që kryetari i FFK-së Agim Ademi me buxhetin e FFK-së është duke ndërtuar stadium për skuadrën që tashmë është shuar ‘KF Kosova Prishtinë”.
Kjo gjë po konsiderohet skandaloze pasi që skuadrat e Superligës nuk kanë vende se ku të stërviten kurse stadiumi i ndërtohet një skaudre të shuar, e që pronar i saj ishte Agim Ademi.
Kjo skuadër nuk egziston fare duke u bazuar në rregulloren dhe statutin e FFK-së.
E që po ndërtohet ky stadium e kanë konfirmuar edhe vetë trajnerët e kësaj skaudre, sipas të cilëve stadiumi do të jetë me pamje moderne./IndeksOnline/.
