20:57 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet meçi i dy kampionëve të Botës

Boksierët Manny Pacquiao dhe Keith Thurman do të duelojnë mes tyre më 20 korrik në Las Vegas. Lajmi ende nuk është zyrtar, por mediat amerikane deklarojnë se marrëveshja është arritur dhe së shpejti do të bëhet publike. Bëhet fjalë për dy kampionë bote, që do të kryqëzojnë dorezat në peshën “welter” (pesha 63-67kg).

Pacquiao, 61, fitore, 7 humbje dhe 2 duele barazim, mban titullin kampion të kategorisë WBA. Ndërsa Thurman, 29 fitore, asnjë humbje dhe 1 barazim, mban titullin e e kategorisë WBA Super. Një përballje që konsiderohet si sfida më e rëndësishmë e kësaj vere deri më tani.

40-vjeçari filipinas Manny Pacquiao vjen nga sfida ndaj Adrien Broner zhvilluar në janar të këtij viti, ku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. Edhe Thurman, 10 vjet më i ri, për herë të fundit ka dueluar në janar të këtij viti, kur mposhti me vendim shumice Josesito Lopez.