Konfirmohet meçi i parë këtë vit i Florian Markut, ja rivali dhe data e meçit

Florian Marku ka mësuar emrin e kundërshtarit ta parë për vitin 2022. Boksieri shqiptar do të përballet me britanikun, Chris Jenkins.
Meçi do të zhvillohet me 2 prill në “Jenkins Arena” të Newcastle. “Jam i lumtur që do të kem luftën time të parë të vitit. Do të jetë fillimi i gjërave shumë të mëdha. Më pëlqen të luftoj, kështu që mezi pres të argëtoj tifozët e mrekullueshëm të Newcastle dhe t’u tregoj atyre markën time të luftimeve.
Chris Jenkins është një kundërshtar i mirë që ka fituar rripat e kampionatit në Britani. Ky është një vit i rëndësishëm për mua dhe po kërkoj të bëj një deklaratë të madhe në Utilita Arena dhe të vendos pjesën tjetër të divizionit ëelterëeight në gatishmëri”, shkruan Marku në njoftim./Indeksonline/