Konfirmohet: Messi vendos të qëndroj në Barcelonë edhe për një vit

Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë në Barcelona pas bisedimeve të gjata me babanë e tij dhe këshilltarët ligjorë.
E ardhmja e Argjentinasit në klub ishte në dyshim kur ai shprehu dëshirën të largohej, duke mos u paraqitur as në stërvitjet e para e as edhe në testet për koronavirus, shkruan Indeksonline.
Por Barcelona refuzoi të plotësojë dëshirën e tij dhe informoi babanë e lojtarit, Jorge Messi, se ata janë ende duke planifikuar që Messi të luajë nën Ronald Koeman në sezonin e ri.
Dhe Marca tani po raporton se 33-vjeçari ka patur një kthesë dhe vendosi të qëndrojë në Camp Nou edhe për sezonin 2020/21. /IndeksOnline/
?? Messi baraja dar marcha atrás y quedarse en el Barcelona https://t.co/gh9BfR7rF3
— MARCA (@marca) September 3, 2020