Konfirmohet mungesa e mesfushorit të Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Vesel Demaku ka pësuar një lëndim në fundjavë gjatë angazhimit me skuadrën e tij, Altach. Mesfushori i Kosovës do të jetë jashtë fushave për 2 deri në 3 muaj.
Demaku nuk do të jetë në dispozicionin e Franco Fodës për ndeshjet e ardhshme të Kosovës që luhen në shtator.
Selektori Foda gjatë kësaj jave pritet të shpallë listën e të ftuarve dhe mbetet të shihet se cili do të jetë zëvëndësimi për Demakun./Indeksonline/