Konfirmohet mungesa e Messit për ndeshjen e nesërme

Paris Saint-Germain ka konfirmuar mungesën e Lionel Messit për ndeshjen ndaj Monacos.
Sulmuesi argjentinas do të mungojë shkaku i një gripi.
Kësisoj, 34-vjeçari nuk do të mund të paraqitet nesër në ndeshjen ndaj Monacos, në kuadër të javës së 29-të në Ligue 1.
Messi është paraqitur në 18 nga 28 ndeshjet e luajtura deri më tani në Ligue 1, teksa shënuar dy gola dhe 11 asistime.
Ndryshe, ndeshja mes Monacos dhe PSG-së do të zhvillohet nga ora 13:00.
Le point médical avant #ASMPSG. 📌@Aspetar
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) March 19, 2022