Konfirmohet mungesa e parë në dy El Clasicot e ardhshme
Barcelona ka marrë konfirmimin nga stafi mjekësor të mungesës së Jasper Cillesen në dy ndeshjet e kupës ndaj Real Madridit.
Portieri holandez është lënduar gjatë trajnimit dhe do të mbetet jashtë fushës për gjashtë javët e ardhshme.
Cillesen ka lëndim muskular në këmbën e djathtë dhe i duhet nënshtruar një faze rikuperuese.
Barcelona dhe Real Madrid do të takohen së pari në Camp Nou më 6 shkurt./Indeksonline/