17:00 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Konfirmohet ndarja e çiftit të famshëm

Aktorja e famshme, Florence Pugh ka konfirmuar se ajo dhe Zach Braff u ndanë në fillim të këtij viti.

Për revistën “Harper’s Bazaar” ajo tha se I ndanë rrugët pas tre vitesh bashkë, transmeton Indeksonline.

Duke shpjeguar se pse nuk e kanë bërë publike ndarjen, ajo tha se janë përpjekur ta mbajnë larg syrit të të gjithëve.

26 vjeçarja nuk dha ndonjë arsye të veçantë se pse janë ndarë, por sipas spekulimeve arsyeja ishte për shkak se ajo ishte fotografuar me Will Poulter në Ibiza./Indeksonline/