11:29 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet në Sunny Hill prezenca e një super DJ

Kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i festivalit që pritet të mbledhë yjet e këngës ndërkombëtare dhe vendore.

Miley Cyrus dhe Calvin Harris janë vetëm dy nga yjet me famë botërore që do të jenë pjesë e këtij festivali.

Dua Lipa, Gashi, Ledri Vula, janë poashtu pjesë e tri netëve magjike. Atmosfera pritet të elektrizohet me praninë e disa nga DJ më të njohur në vend.

Sot është konfirmuar prania e DJ Cabos, njërit nga DJ më të dashur në vend.

Viti 2019 ka qenë shpërthyes për Cabon, andaj atmosfera me Sunny Hill me të pritet të marrë kulmin./Indeksonline/